Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme, bashkë me kandidatët për deputetë, në një takim me qytetarët në Berat.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe një herë tek kryedemokrati Lulzim Basha, për të cilin tha se e kanë parë duke fjetur në rrugët e Tiranës.
“Flinte gjumë Luli te hyrja e Tiranës, aty ku po bëhet hyrja e re. Po flinte vërtet, në kohë dreke. Nuk e kishte mbajtur dot. Fle gjumë rrugëve.
Të sheh gjithë Shqipëria. Ne sot jemi në një moment kur realisht kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë që po ia dalim të bëjmë vaksinimin të njerëzve.”
Ndërsa premtoi lulëzimin e turizmit e agroturizmit në Berat, Rama tha se eksportet bujqësore qeveria e drejtuar nga ai synon t’i çojë deri në mbi 1 miliardë.