Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas videos së kryedemokratit Basha në makinë, që e kishte zënë gjumi. Përmes një postimi në Facebook, Braçe tha se kreu i PD e tregoi se është një mashtrues, pasi e provoi se ka qenë pa patentë në drejtimin e makinës.
“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit. Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.
Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij! Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në çdo rast”, shkruan Braçe.
Kujtojmë se ky postim vjen pas akuzave që Braçe i hodhi Bashës para disa javësh. Kujtojmë që kryedemorkati postoi një foto me gruan në makinë dhe zv kryeministri e akuzoi se patenta e tij ka skaduar dhe nuk i lejohej të drejtonte makinën.