Forcat jordaneze të sigurisë arrestuan sot një anëtar të familjes mbretërore dhe një ish këshilltar të Mbretit Abdullah për çështje të lidhura me sigurinë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Petra.
Dy burime të njohura me këtë çështje i thanë ‘Reuters’ se anëtarët e shërbimeve të sigurisë kishin shkuar në shtëpinë e gjysmë-vëllait të mbretit dhe ish-trashëgimtarit të fronit, Hamza, dhe po e pyesnin atë. Sidoqoftë, u sqarua se ai nuk është i arrestuar. Një burim zyrtar i konfirmoi se Princi Hamza nuk ishte mes të arrestuarve.
Në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij, Abdallah hoqi princin Hamza nga titulli i pasardhësit në 2004.
Midis të arrestuarve është Basem Aëadala, i cili për shumë vite ishte i besuar i mbretit dhe më vonë u bë ministër i financave. Sharif Hassan bin Zayed, një anëtar i familjes mbretërore, dhe individë të tjerë të paidentifikuar gjithashtu u arrestuan. Agjencia nuk dha detaje të mëtejshme.
Arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të familjes mbretërore janë jashtëzakonisht të rralla në Jordani.
Aëadala, i cili ka studiuar në SH.B.A., ka qenë forca lëvizëse e reformave ekonomike në vendin e tij. Ai dha dorëheqjen në vitin 2008 nga pozicioni i shefit të shtabit të oborrit mbretëror. Për një kohë të gjatë ai u përball me reagime të forta nga roja e vjetër dhe burokracia me rrënjë të thella të Jordanisë.