Bujar Leskaj nga Vlora: Më 25 prill, rinia do i japë grushtin e madh sektit të Ramës

Drejtuesi politik i qarkut për Partinë Demokratike Bujar Leskaj, aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë, e ka quajtur marshimi i fitores. Ai tha se kjo është një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.

Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.
Në takim, kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.

Bujar Leskaj tha se është rinia, grushti i madh që sekti Rama do të marre në 25 prill.

Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë.

Loading...