Rama: Edhe ne mund të mbledhim njerëz masivisht, por është papërgjegjshmëri

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te fushata elektorale e PD, gjatë vizitës në Pogradec.

Ai u shpreh se edhe PS mund të organizojë mitingje masive, por shtoi se diçka të tillë nuk e bën sepse do të ishte shumë e vështirë për të fituar luftën me COVID-19.
“Unë e kam përsëritur çdo ditë. Për fat të keq ka njerëz të cilëve ju duket kjo si politikë, por ka edhe më keq akoma që e mendojnë si shprehje të xhelozisë për turma. Faktikisht nuk ka diskutim që çdo parti politike dhe aq më shumë një parti si e jona, mund të mbledhë njerëz masivisht, por është papërgjegjshmëri në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë fatale kundër armikut të padukshëm. Por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe nëse paralelisht nuk i bëjmë të dyja bashkë, vaksinim dhe distancim, sigurisht që vështirësojmë punën tonë, aq më tepër që janë para syve tanë shembujt e vendeve të tjera, ku për marshime elektorale janë humbur jetë njerëzish dhe janë plagosur shumë marshues. Nuk është kjo që duhet të ndodhë dhe nuk është kjo sjellja e një lidershipi politik i cilësdo forcë politike, që pretendon të ketë një zë dhe një vend në tryezën e vendimmarrjes së vendit. Kjo është thjesht papërgjegjshmëri.”

Loading...