Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbledhur në një takim urgjent drejtorët e çdo burgu dhe IEVP-je të sistemit të burgjeve në vend. Në këtë takim me dyer të mbyllura, Ministrja Gjonaj ka marrë nën analizë të gjithë veprimtarinë e secilës IEVP dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me titullarët duke kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.
Ministrja e Drejtësisë u treguar e prerë edhe mbi situatën e lejeve të veçanta.
‘Përsa kohë që lejet e veçanta tashmë janë të pezulluara për më shumë se sa një vit dhe ai urdhër është në fuqi nënkuptohet që askush për asnjë motiv dhe në asnjë moment nuk mund ta shkelë këtë urdhër. Lejet e veçanta speciale dhe çfarëdolloj emërtimi t’i vendosni ju janë tërësisht të ndaluara, tërësisht të ndaluara deri në një urdhër të dytë’, citohet Ministrja Gjonaj.