Rama telefonon Niko Peleshin dhe e porosit: Më mbytën, më thonë pse nuk tregojmë dhe ne forcën

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Kreu i qeveria ka publikuar në rrjetet sociale një telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshin, të cilin e ka porositur që mos të grumbullojë shumë njerëz.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike zhvillon takime pa respektuar masat anti-COVID, Rama ka nënvizuar gjatë telefonatës me Peleshin, se megjithëse i kërkojnë që shumë njerëz të bashkohen gjatë takimeve të tij, ai ka deklaruar se me këtë gjë marrim në qafë njerëzit.
Rama sakaq e ka pyetur edhe për dy partitë opozitare, PD dhe LSI, për të cilat Peleshi tha se vazhdojnë me stilin e vjetër duke bërë sulme personale dhe duke premtuar budallallëqe.

Peleshi: Po kryetar!

Rama: Si jeni?

Peleshi: Situata shumë mirë, në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën. Ne kemi zgjedhur të takojmë nga dy herë banorët në çdo lagje edhe për të mos i shtyrë që të mblidhen organizime të mëdha jo se nuk e kemi mundësi por respektojmë masat.

Rama: Jo organizime të mëdha sepse i marrim njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjeshëm. Më mbytën edhe mua po pse nuk mblidhemi edhe ne pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Po ça forcë do të tregojmë! Jo! Jo!

Peleshi: Preferojmë që të mblidhemi në grupe të vogla dhe ti takojmë më shpesh

Rama: Aq më mirë se i takojmë drejtpërdrejtë nga afër! Le ça thonë ato! Ça bën PD dhe LSI?

Peleshi: Ata vazhdojnë më stilin e vjetër me denigrime deklarata shpifje, sulme personale për njerëz të ndryshëm, por nuk duam të merremi me ata, nuk duam të biem në batakun e tyre. Mundohen të premtojnë budallallëqe njerëzit e kuptojnë. Edmond Spaho thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shesim prodhimet këtu brenda. Në nuk e bëjmë dot këtë!

Rama: Ai tjetri shko andej do t’ju heqim traun, çe pyet. Rrugës jam takohemi atje!

Loading...