Agron Duka ndan deklaratën e LRA: Rama jeton si princ, ka ëndërr për të qenë ‘Sulltani i madhërishëm’

Kryetari i PAA, Agron Duka ka shpërndarë e deklaratën e Lidhjes Rinore Ambientaliste lidhur me Ramën dhe vaksinimin ndaj COVID-19.

LRA ka një falenderim për princin e Emirateve të Bashkuara që u kujdes që Rama të bëjë vaksinën ndaj COVID-19, ndërsa akuzon kryeministrin se po jeton si princ dhe i trajton shqiptarët si skllevër elektoralë.

Në deklaratë, thuhet se Rama ka ëndërr të bëhet ‘’sulltan i madhërishëm’’ i një vilajeti të varfëruar.
STATUSI NGA AGRON DUKA

Kryetari i PAA z. Duka ndan me ju këtë deklaratë të forumit rinor ambientalist të PAA: “Rama jeton me princët dhe si princ – ndërsa shqiptarët i trajton si skllevër elektoralë”.

Lidhja Rinore Ambientaliste (LRA) falenderon princin e Emirateve të Bashkuara dhe i uron që t’i bëhet jeta diell për përkujdesjen e tij princërore për udhëheqësin e përjetshëm të shqiptarëve në varfërim të përhershëm.

E ardhmja e Shqipërisë është një vend demokratik, ndërsa ëndrra e Ramës është për të qenë “sulltani i madhërishëm” i një vilajeti në varfërim shpirtëror dhe ekonomik.

Shqiptarët në 25 Prill do të votojnë pro ndryshimit dhe kundër RamSulltanit.

Shqipëria ka mbi një shekull që i ka shpëtuar robërimit të sulltanëve

Loading...