Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar nw emisionin “Debat dhe Transparencw”, duke folur për vendimin që fleta e votimit të jetë me numra, deklaroi se kjo ndodh sepse PS ka kandidatë që nuk e përfaqësojnë dhe prandaj kwrkoi kwtw lloj formati.
Kryemadhi u shpreh se fleta e votimit nuk dëmton dhe nuk do të ndikojë në procesin e votimit dhe në rritjen e votave të pavlefshme.
Ajo tha se fleta me numra dhe jo me emra kandidatësh u kërkua nga Partia Socialiste, për shkak të kandidatëve të saj pa identitet dhe që nuk e përfaqësojnë atë.
Sa konfuzion krijon te qytetarët?
Nuk krijon shumë konfuzion. Krijon konfuzion për kandidatët. Njerëzit nuk janë numra për LSI-në, njerëzit janë emra. Duhet të ishte me listë shumë emërore, gjë të cilën edhe vetë kryekomisioneri e ka pasur këtë bindje se duhet të ishte me emra, por KAS-i vendosi që të ishte me numra.
Në Elbasan përshembull njerëzit do të priren për të gjetur numrat dhe jo emrin. Kur ndërkohë në Tiranë çështja e emrave është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse vetë Partia Socialiste me emrat që ka në listën e saj nuk e përfaqësojnë atë, kështu që normalisht vetë PS-së i ka interesuar që ti ketë me numra.