Soreca thirrje partive: Fushata të jetë e qetë, njerëzit duhet të vendosin lirshëm

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u kërkon partive politike në Shqipëri që të shmangin retorikën dhe të përqendrohen te programet dhe alternativat që u ofrojnë shqiptarëve për të zgjedhur në 25 prill.

Soreca kërkon që fushata të jetë e qetë dhe njerëzit të vendosin lirisht, pa presione.

“Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve.
Partitë politike, kandidatët dhe institucionet duhet të punojnë për të garantuar një fushatë të qetë zgjedhore, e cila u jep votuesve mundësinë të informohen lirshëm për ofertat politike dhe elektorale dhe gjithashtu të vendosin lirisht për partinë ose kandidatin që ata duan të votojnë” shkruan ai.

Loading...