Mevlani i futet politikës, bën fushatë me kandidatin e PS për deputet në Kavajë

Konkurrenti i Perputhen, Mevlan Shaba është një nga figurat më të preferuara të emisionit të dashurisë. Mevlani që nga hyrja e tij në emision ka treguar për pasionin që ka për muzikën, duke lancuar disa këngë gjatë muajve që kaluan, që për hir të së vërtetës kanë korrurr shumë sukses.
Pas muzikës, Mevlani është parë i përfshirë në politikë. Konkurrenti një ditë më parë postoi një foto nga fshati i lindjes, Okshtun, në Kavajë, por nuk zbuloi arsyen.

Mevlani i futet politikës, bën fushatë me kandidatin e PS

Ndërkohë, kandidati për deputet në PS, në Kavajë, Vaid Shaba, ka publikuar disa foto me Mevlanin. Ai shkruan që bashkë me Mevlanin kanë vizituar fshatin e tyre të lindjes, ku zhvilluan takime me disa nga banorët e Okshtunit, që mbështesin PS.

Loading...