Historike/ Një natë në Mars, helikopteri i NASA-s i reziston ngrirjes

NASA jep lajmin historik, lidhur me helikopterin Ingenuity, që ka kaluar natën e parë vetëm në Mars. Nasa bën me dije se Ingenuity rezistoi natën e tij të parë në sipërfaqen e grirë të Marsit, duke e cilësuar këtë një moment historik.
Sipas Nasa-s, krateri Jezero, vendi aktual i roverit Perseverance dhe helikopterit Ingenuity në Mars, mund të përjetojë temperatura deri në -130 gradë Fahrenheit (-54.4 gradë celsius).
Kjo është një temperaturë mjaft e ulët që mund të dëmtojë sistemin elektrik dhe baterinë e helikopterit.
Helikopteri, i rëndë 4 kg, u nda më 3 prill nga roveri dhe është hera e parë që qëndron i vetëm në Mars. Kur Ingenuity të fluturojë, që mund të ndodhë më 11 prill, do të jetë fluturimi i parë i mundësuar dhe i kontrolluar në një planet tjetër

Loading...