Presidenti i KE-së “përkedhel” flokët e koleges gjatë samitit të BE-së

Presidenti i KE-së, Jean Claude Juncker është kujdesur edhe një herë që, në mënyrën e tij, të zërë titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare.

Në një video të filmuar nga mediat e pranishme në samitin e BE-së, Junckermund të shihet teksa ec drejt koleges së tij, Pernilla Sjölin, përpara se të bënte një gjest të çuditshëm me flokët e saj dhe ta puthte në faqe.

Nuk dihet se pse ai vendosi që të kapte flokët biond të Sjölin-it ndërsa kjo e fundit mbërrinte në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, por shikuesit, dhe vetë ajo, u dukën pak të habitur nga e gjithë situata.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i KE-së bën skena në mbledhje të rëndësishme si kjo e sotmja.

Ndërkohë shumë njerëz e kanë krahasuar me xhaxhain e çuditshëm që mundohemi ta fshehin nga të tjerët sepse e gjen gjithmonë një mënyrë për të të “turpëruar”. JOQ Albania

Loading...