Pas deklaratës së regjisorit Edmond Budina në lidhje me përfshirjen në spotet elektorale të PS-së, të aktorëve Tinka Kurti dhe Robert Ndrenikës, vjen një reagim nga ky i fundit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte reaksionar’.
Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.
REAGIMI I NDRENIKËS
Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!