Ish ministri trëfen ‘përballjen’ me Altin Dardhën: 6-7 veta, vunë automatikët mbi tavolinë dhe…

Ish-ministri i Brendshëm në vitin 1997, Neritan Ceka ka rrëfyer për emisionin ‘Top Story’ një episod nga takimi rastësor që ka patur me Altin Dardhën në Beratin e trazuar të vitit 1997.

Ceka u shpreh se pas takimit elektoral në Berat me ekipin e tij kishte shkuar në një restorant ku ishte ulur Altin Dardha me grupin e tij, të cilët po hanin gjellë me mish dhe me kallashnikov mbi tavolinë.
“Nga Berati kam një kujtim gjatë zgjedhjeve. Kishim një kandidat tonin në Berat, u ulëm në restorant. Krahas grupit të Aleancës Demokratike që ishte në mbështetje të kandidatit, ishte ulur dhe Altin Dardha me nja 6-7 vetë e më than kush ishte, vunë automatikët mbi tavolinë.

Krahas pjatave me ushqim e mish ishin automatikët në tavolinë. Sigurisht njerëzit tanë nuk kishin armë”, u shpreh Neritan Ceka, ish- minister i Brendshëm.
“Aty u akumulua parat e drogës, e prostitucionit, keqmenaxhimi i strukturave, keqpërdorimi etj, dhe bën atë që bënë për Beratin”, u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat

Aktivitetet e trafikimit u përzien me vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet dhe përplasjet mes grupeve. Ndasitë u ndikuan së tepërmi nga kriza e vitit 1997, lidhjet mes grupeve dhe forcave të ndryshme politike.

“Këto janë reale, janë të vërteta por jo lidhje të themi politike të mirëfillta, nuk mund themi që bandat e Celepiasit ishin lidhur me Nanon dhe ato Vakëfit ishin me Berishën. Por ishte përherë një anësi, e kjo ndodhi në zgjedhjet e 26 Majit që ishin tronditje, tërmet i vërtetë për demokracinë”, u shpreh Neritan Ceka, ish- Minister i Brendshëm.

Loading...