Për të mirën e shëndetit tuaj, këto ushqime kurrësesi nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë

Ditët e sotit gratë janë shumë të angazhuar në punë, duke u detyruar që drekën ta përgatisin që në darkë. Për pasojë, ata janë të detyruar që ushqimin ta ngrohin në mikrovalë. Edhe pse kjo i shpëton ato, mjekët tregojnë që kjo nuk është e shëndetshme.
Sipas tyre, janë të paktën disa ushqime që kurrësesi nuk duhet ti ngrohni në mikrovalë:

Selinoja; Selinoja është një përbërës i shkëlqyer për supa, deri në momentin që ju e fusni në mikrovalë për të ngrohur. Selinoja përmban nitrate që kthehen në nitrite toksike dhe nitrosaminat kancerogjene, pas ngrohjes. Zgjedhja më e mirë është ta hani të ftohtë.

Vezët; Pas ngrohjes, vezët bëhen helmuese. Asnjëherë mos i ngrohni. Pjesën e mbetur shtojeni në sanduich ose sallatë.

Spinaqi; Spinaqi është shumë i preferuar nga njerëzit sepse përmban vitamina dhe minerale. Por, ashtu si selinoja edhe spinaqi është plot me nitrate që bëhen nitrite dhe nitrosamina pas ngrohjes.

Kërpudhat; Kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të proteinave, vitaminave dhe aminoacideve. Dhe i ngrohni, përbërja e proteinave të kërpudhave ndryshon. Kjo do ju shkaktojë dhimbje stomaku dhe fryrje barku.

Patatet; Patatet e ngrohura përsëri jo vetëm humbin shijen dhe nuk kanë më përfitime shëndetësore, por mund të bëhen shkak i helmimit, informon abcneës.al.

Pula; Kur ngrohni mishin e pulës, përbërja e proteinave ndryshon, dhe kjo mund të çojë në probleme me tretjen Prandaj, është më mirë të shtoni pulën tuaj të mbetur në një sallatë ose sanduich.

Panxhari; Panxhari rekomandohet ta ngrohni përsëri, pasi është gjithashtu plot nitrate.

Orizi; Orizi është i pasur me vitamina, minerale dhe aminoacide, por gjithashtu përmban spore bakteresh që mbijetojnë edhe pas gatimit. Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi të jetë përgatitur, bakteret do të shumohen dhe kjo mund të shkaktojë helmim nga ushqimi. Ringrohja nuk e zgjidh problemin, prandaj është më mirë të hani oriz menjëherë ose ta vendosni në frigorifer dhe ta hani më vonë të ftohtë.

Loading...