Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose të disa problemeve të zorrëve, fryrja e barkut mund të varet nga disa zakone ose gabime të themi që të gjithë ne mund t’i bëjmë ndoshta edhe pa vetëdije çdo ditë.
Nga pijet e gazuara, deri tek sasia e vogël e ujit, këtu janë gjashtë gabimet më të zakonshme që duhet të shmangni për të mos e ndjerë barkun e fryrë.
Konsumoni pije të gazuara
Këto pije janë të pasura me sheqerna dhe kalori, prandaj ato janë shumë të rrezikshme për trupin. Në fakt, përveç fryrjes së barkut, ata nuk kanë asgjë të shëndetshme apo ushqyese. Më mirë shmangini.
Shtriheni menjëherë pas ngrënies
Mund të ndodhë që dikush të ketë ngrënë darkë vonë dhe do të shkojë në shtrat menjëherë. Pikërisht kjo gjë mund të çojë në dhimbje dhe ënjtje të stomakut. Ne rrezikojmë të mos djegim ushqimin që hëngrëm, prandaj do të ishte mirë që të flini ose të shtriheni tre orë pasi keni konsumuar vaktin.
Hani shumë ëmbëlsira
Ata që janë lakmitarë e dinë plotësisht se sa e vështirë është t’i shmangësh gjërat e ëmbla. Megjithatë trupi juaj apo barku veçanërisht mund të preken nga kjo zgjedhje, ndaj do ishte ideale që ju t’i konsumoni ato në mënyrë të moderuar.
Çëmçakëzi
Janë të mirë nëse kanë shijen e duhur, gjithashtu i japin freskinë e duhur frymëmarrjes dhe gojës, por shumë kujdes! Konsumimi i tepërt i çamçakëzit shkakton ënjtje sepse thithet shumë ajër gjatë përtypjes.