Vitet e fundit jemi mbingarkuar me ushqime që konsiderohen “magjike” për trupin tonë. Superushqimet kanë hyrë në dietën tonë, duke i dhënë energji dhe tonifikim trupit. Një tjetër superushqim që mbështet shëndetin dhe jetëgjatësinë është Chlorella.
Siç thonë ekspertët, është një burim i rrallë i vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ynë ka nevojë të jetë i shëndetshëm. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, klorela përmban 3 deri në 5% klorofil, dukshëm më shumë sesa perimet jeshile, madje edhe brokoli, lakrat e Brukselit dhe specat.
Ky është superushqimi që bën mrekulli për trupin tuaj
Antioksidanti i fuqishëm jo vetëm që ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe sistemit të tretjes nga toksinat, por studimet kanë treguar se çon në humbje peshe, zvogëlon inflamacionin dhe rrezikun e demencës dhe kancerit. Chlorella gjithashtu promovon shëndetin e syve. Është gjithashtu një burim i vitaminës K2, e cila parandalon osteoporozën.