Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites. Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit.
Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

Loading...