Pas kontrollorëve turq, në vend të kontrollorëve shqiptarë që bojkotuan punën ditën e djeshme do të vijnë edhe disa grekë.
Prej dy ditësh në vendin tonë nuk u krye asnjë fluturim për shkak se kontrollorët ajror të “AlbControl” bojkotuan punën duke deklaruar se u është ulur rroga. Tre prej këtyre kontrollorëve vijojnë të jenë të arrestuar.
Kriza në Rinas vonoi edhe ardhjen e vaksinave të cilët u sollën ditën e sotme nga Air Albania. Për këtë situatë kreu i qeverisë Edi Rama bën fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Ndërsa ky i fundit sot i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë auditimin e plotë të firmës AlbControl.
Loading...