Motori del nga rruga, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollas, të Elbasanit.

Mësohet se si pasojë e daljes një motori nga rruga kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Të dy të plagosurit po transportohen në spitalin e Elbasanit.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Loading...