Rudina poston foton me Mark Frrokun: ‘Malokë, po kemi dalë si të jashtmit’

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj, Mark Frroku janë shumë të preferuar për publikun shqiptar, kjo falë postimeve të pafundme në Instagramin e Rudinës. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj çdo moment të lidhjes së tyre, që nga lidhja e deri tek martesa.
Ajo ka treguar se shkon mirë me vajzën e tij dhe se Marku shkon mirë me vajzën e saj. Shumë aktive në Instagram, ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, ndërsa është shprehja e saj që ka tërhequr vëmendjen.
“Malokë, malokë, por kemi dalë si të jashtmit”, shkruan ajo, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.

Loading...