Vucic bëhet “trim” – “Nuk kam frikë prej ambasadorëve e as nga SHBA-të”

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një takim në Beograd me ambasadorin amerikan, Kyle Scott, i kishte djegur deklarata se Kosova nuk është e ashtuquajtur, por se Qeveri e Kosovës, e cila është vend i pavarur dhe sovran me përfaqësuesit esaj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ai i kishte reaguar ashpër ambasadorit duke thënë se “do të ishte mirë sikur ambasadori të kishte treguar pak më shumë respekt ndaj vendit nikoqir”, transmeton Indeksonline.

Sot, Vuçiq për televizionin serb ka thënë se nuk pendohet për reagimin ndaj ambasadorit dhe se nuk i frikësohet asnjë ambasadori as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Emocionalisht kam reaguar për deklaratat e tij jodiplomatike, ndaj deklaratave të cilat janë kundër interesave të Serbisë, dhe puna ime është për të mbrojtur interesat e Serbisë. Unë nuk i frikësohem ambasadorëve, por as Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai për televizionin serb ‘TV Prva”.

“Unë reagova me zemër”, ka theksuar ai.

“Nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës, por Qeveria e Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e Kosovës dhe me ta kemi kontakte si me cilët do përfaqësues të ndonjë shteti në rajon”, kishte thënë ambasadori amerikan, Scott./Indeksonline/

Loading...