Ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, gjendet i vdekur 47-vjeçari

Memaliaj/Informacion paraprak.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj.
Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...