Kishte fshehur në çati kokainën dhe listën e klientëve , pranga 29 vjeçarit shqiptar

Një 29 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane ditën e sotme pasi akuzohet për trafik droge. Bëhet fjalë për shqiptarin Valter Hoxha, drejtonte një biznes të lulëzuar të tregtisë së drogës në shtëpinë e tij.

Karabinierët shkuan herët në mëngjes në banesën e tij. 29 vjeçari nuk e hapi derën, gjë që shtoi dyshimet. Megjithatë, sapo policia hyri në banesë, pikasën një zarf të vogël me kokainë, për të cilën shqiptari tha se e kishte për përdorim vetjak.
Kontrolli i kryer nga policia të mbështetur edhe nga qentë antidrogë u zhvillua edhe në katin e sipërm të ndërtesës dhe në ballkon. Në çatinë e këtij të fundit, i riu kishte hedhur një qese plastike që përmbante rreth 35 gram marihuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave. Tani, ai është në burgun Caltagirone.

Loading...