‘Meta i thotë se do të nxjerr vëllain nga burgu’/ Rama në Vlorë: Të krasitet ajo pema e kalbur…

Nga Vlora kryeministri Edi Rama vijoi akuzat ndaj presidentit Ilir Meta teksa e cilësoi atë kandidat për zgjedhjet e 25 Prillit, duke deklaruar se takohet skutave me subjektet e OFL-së, duke u premtuar që do i nxjerrë të afërmit nga burgu.

Rama shkëmbeu batuta me një vendas duke i kërkuar të mos i mbushë mendjen atyre të Saliut që do fitojnë. “Ngele me ata të Saliut. Del me ata ju thua do fitojmë dhe ata fillojnë bëjnë llogaritë. I çmende ata”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i konsideroi kundërshtarët politikë me pronë-marrës ndërsa theksoi se çështja e pronës në jug të vendit është futur në brazdë.

“Besoj që nuk ka shumë nevojë të flasim në këtë zonë,. Të gjithë e kanë parasysh si ishte situata në të gjitha aspektet. Po të kishim një film përpara ta shikonim këtë pjesë të bregut duket sa shumë ka ndryshuar. Duhet akoma punë e madhe për t’i çuar në një nivel tjetër por faktikisht tani është bërë komplet gjë tjetër.
Po bisedonim me Damianin për mundësinë për t’i hapur rrugë krijimin e një porti turistik këtu në Himarë. Studimet kanë nxjerrë që është shumë e thellë pjesa atje dhe del me një lloj kosto të lartë. Me këto ndërhyrjet Vunoit e keni parë sa është rritur vlera. Po krijohen kushtet. Sa të bien në temperaturë normale të gjithë se janë të gjithë me temperaturë të lartë se unë i njoh, e kam temperatura ime. Do jenë pika të forta të turizmit elitar.

Tani e kemi futur në brazdë çështjen e pronës. Zgjidhja është gjetur, Ndërkohë që po të shikoni listën e tyre, është listë pronë-marrësish jo punëmarrësish apo punëdhënësish.

Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini me botën e errët të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjetërkujt. Prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës. Që nga tuneli deri në Ksamil.

Ata duhet të kundër votohen fuqishëm se e kanë treguar që janë shumë të rrezikshëm. E mbani mend mirë revoltën e Orikumit. Jini shumë të qartë për këtë dhe thuajini njerëzve të jeni vigjilentë,

Të krasitet komplet ajo pemë e kalbur që duan të ,mbjellin këtu. Për kandidatin tjetër Ilir Metën nuk dua të zgjatem. E patë çfarë ndodhi dy ditë përpara. Tani është vendosur në Vlorë dhe është në një vrazhdë që nuk flet për asgjë të mirë. Me ato takime skutave që i thotë do të nxjerr vëllain e kunatin nga burgu. Duhen kundër votuar shumë fort”, deklaroi Rama.

Loading...