Nëse dëshironi të hiqni kilet, ananasi është aleati juaj më i mirë

Kishit dëgjuar se fruit i ananasit ju vjen në ndihmë për tu dobësuar? Ky frut ka vitaminat C dhe B dhe mineralet thelbësore, fibra dhe mangan. Përmban bromelainë, një enzimë tretëse që ndihmon në tretjen e proteinave. Kështu ka treguar dietologia Ilyse Schapiro, e cila shton se bromelaina vepron si proteazë, një enzimë që ndan molekulat e proteinave në blloqet e tyre ndërtuese, siç janë aminoacidet dhe peptidet e vogla.
Sapo treten proteinat, ato absorbohen më lehtë përmes zorrës së hollë. Ajo gjithashtu ka një efekt anti-inflamator, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që kanë artrit, shpjegon Schapiro.

Dietologia thekson se mangani është i shkëlqyeshëm për shëndetin dhe dendësinë e kockave, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës më vonë në jetë.

Një filxhan ananas përmban rreth 78.9 miligramë vitaminë C si dhe 2.3 gramë fibra, së bashku me 2.6 mg mangan. Së fundmi, ananasi është me pak kalori, me shumë fibra dhe shumë ujë, kështu që do t’ju ngop shumë shpejt, gjë që mund t’ju ndihmojë të shmangni ngrënien e tepërt.

Loading...