PD i ngriti dronin në takimin elektoral, kandidati i PS: Shqiponjat s’merren me sorrat

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj ka reaguar për dronin që mbante flamurin e PD-së, teksa ai po bënte një bashkëbisedim me qytetarët në Topojë.

Duke postuar videon e plotë ku droni shfaqet duke u rrëzuar, Malaj shkruan se ai nuk ndikohet nga disa çapaçul, të cilët i krahasoi me sorrat që i bien më qafë shqiponjave.

Malaj shkruan ndër të tjera se sa më lartë të ngjiten socialistët, sorrat do të bien vetë poshtë dhe do të largohen.
“Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë.

Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojanë me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik! I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare.

Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë. Në 25 prill, Tropoja do të japë sinjalin e pritur për 30 vite!”, shkruan Malaj.

Loading...