Pedagogia Iris Luarasi tregon si e pushuan nga puna për ‘Maskarallëqet e Berishës’

Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News ka treguar arsyen se përse mikesha e saj e ka hequr nga puna kur ajo punonte tek radio Tirana.

Luarasi tha se ka qenë titulli ‘Maskarallëqet e Berishës’ në gazetën Koha jonë që i ka kushtuar vendin e punës.

Pedagogia Luarasi u shpreh se largimin nga puna e ka përjetuar shume keq dhe ajo periudhë i dukej drama më e madhe ku nuk arrinte ta besonte atë që i kishte ndodhur.

“Radion nuk e kam lënë më kanë hequr nga radioja. U hoqa nga radio Tirana dhe jam hequr për arsye politike. Ka qenë shumë humoristike, njeriu që më hoqi ka qenë mikesha ime më përpara edhe të tërë mendonin kur ajo u bë nëndrejtoresh thoshin ti sa largpamëse e ke pasur shoqe këtë dhe tani duhet të jesh më e përkëdhelura.

Antoneta Malja e kam pas dashur shumë edhe e vlerësoja për gjërat që kishte dhe vërtet nga ata njerëzit që ti i do pa asnjë interes. Në momenti që ajo u bë drejtoresh nuk kam shkuar kurrë tek dera e saj të trokas të them dua këtë favorin ose kam nevojë për këtë gjënë se nuk dua që t’i vë miqtë e mi në pozitë, kjo mund të ketë qenë ndoshta një ndër gjërat e gabuara që mund të kem bërë unë në jetë që sado pragmatiste u jam dukur njerëzve në këtë pjesë kam qenë gjithmonë shumë e turpshme.
Atëherë në vitin ‘94-‘95 na shkon mendja bashkë me Enon që në atë kohë ishte shoku im që tek emisioni i mëngjesit pse nuk fusim ne një gjë siç e bëjnë këta tek Rai që është pasqyra e shtypit të ditës. Ne me mendjen tonë shkuam dhe takuam personalisht të gjithë kryeredaktorët e gazetave të asaj kohe, Rilindja Demokratike, Zëri i Popullit, Bashkimi, Studenti, Koha jonë.

Të gjithë kryeredaktorët që takuam super dashamirësi dhe dy ditët që kishim emisioni e mëngjesit vini gazetat falas me emrin tonë me një vulë poshtë tek roja i radios. Ne i merrnim gazetat, kishte një seksion që quhej rubrika e shtypit dhe lexoje titujt e gazetave. Mbaj mend që njëri prej këtyre titujve ka qenë tek Koha jonë se ky është bërë sebepi pse unë kam ikur nga puna një titull që shante PD. Edhe më thanë mua që të kërkon Neta.

Unë shkoj dhe e takoj, më thotë ca është ai emision që bën ti ashtu, i thashë unë pse nuk të pëlqen se unë mendoja se bënim një emision vërtet shumë të mirë. Jo jo ajo që bëni ju me shtypin e ditës është një plehrë më tha mua, ju duhet ta hiqni fare atë si rubrikë ose po e mbajte atë do të heqësh Zërin e popullit dhe Koha jonë. I thashë unë nuk mund ta bëj këtë gjë, madje unë mendoj se kjo gjë e ndihmon institucionin.

Unë nuk e çava kokën fare dhe nuk e mora asnjëherë seriozisht këtë gjë. Kshu që kur erdhi emisioni i radhës titulli prapë i Kohës tonë që më hoqi nga puna ishte ‘Maskarallëqet e Berishës’, nuk e harroj kurrë se domethënë ai titulli më ka krijuar një traumë shumë të madhe në atë periudhë sepse gjëja tjetër ishte se ti je e pushuar. Sinqerisht nuk arrija ta besoja që kjo gjëja më kishte ndodhur sepse në atë periudhë më dukej drama më e madhe dhe e kam përjetuar shpirtërisht aq shumë sa nuk kishte ku të vente”, tha pedagogia Luarasi.

Loading...