Rritja e numrit të infektimeve bëri që qeveria e Kosovës të vendosë masa shtrënguese për qytetarët, të cilët e kanë lëvizjen e kufizuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por minister dhe deputetët e Kosovës kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në Shiqëri, duke iu “shmangur” karantinës.
Qytetarët në karantinë, ministrat dhe deputetët
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar foto së bashku me kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazin dhe këshilltaren komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë, Liridona Bislimin.
Deputeti i Vetëvendosjes Valon Ramadani po qëndron në Tiranë, ku ka psotuar edhe një foto dhe shihet se është në shoqërinë e zyrtarit të VV-së në Shqipëri, Arbër Zaimin.