Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe shkrumbohet e tëra

Një automjet që po udhëtonte në aksin Cërrik-Gramsh ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pranë digës së liqenit, ndërsa automjeti më pas ka marrë flakë duke u djegur totalisht.
Personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar ndërsa flakët u shuan nga zjarrfikësit e Gramshit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.

Loading...