Ngjarje makabre! Tre fëmijë gjenden të therur brenda në shtëpi, arrestohet nëna e tyre

Tre fëmijë janë gjetur të therur dje në një apartament në Los Anxhelos. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve është arrestuar si e vetmja autore e dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Policia iu përgjigj një telefonate në orën 9:30 të mëngjesit të së shtunës me kohën lokale, pasi në një ndërtesë pranë Rrugës së Resentës kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Policia hyri në apartament dhe gjeti tre fëmijët e vegjël të vdekur, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD).
Mediat lokale fillimisht raportuan se viktimat ishin nën 3 vjeç, duke cituar burime policore. Fëmijët fillimisht u gjetën të vdekur nga gjyshja e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

LAPD njoftoi se nëna e tre fëmijëve, 30-vjeçarja Liliana Carrillo, me origjinë nga Amerika Latine, ishte arrestuar si e dyshuara e vetme në ngjarjen makabre.

Loading...