Familjes së Emina Cunmulaj do t’i shtohet një tjetër fëmijë, këtë herë djalë. Modelja dhe filantropja publikoi pak më parë një foto ku duket së bashku me vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya.
“Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël,” është fjalia që formojnë fjalët e shkruara në truporet e tyre të plazhit. “Vogëlushi i vogël është rrugës dhe ne jemi kaq të emocionuar,” shkruan ajo në mbishkrimin e fotos.
Në 1 janar, Emina dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni me origjinë iraniano-amerikane, Sam Nazarian, festuan 11-vjetorin e martesës.
Loading...