‘Kjo qeveri na piu gjakun’, Basha takon gratë e papuna: Në 25 prill nënat shqiptare do ndjejnë siguri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të papuna në qytetin e Prrenjasit.

PD thekson se gjendja e rënduar ekonomike dhe burokracitë e shtetit janë shkaku i problemeve që i ngritën gratë Bashës dhe ndryshimin më 25 prill e shohin si dhënie fund të teatrit qeveritar të 8 viteve të fundit, raporton balkanweb.

Unë jam një zonjë nga Qukësi, lindur dhe rritur në Qukës. Kam shkuar në Tiranë në punë. U riktheva përsëri në Qukës dhe kam investuar dhe kam 5 vjet që kam hedhur gjithë djersën e jetës time. Kam ngritur një objekt për të bërë një fabrikë qumështi. Ideja ka qenë që investimi me djersën tonë dhe linjën me grantet nga BE. Për pesë vjet vetëm unë e di dhe familja ime së çfarë kemi hequr nga burokracitë nëpër zyrat e këtij shteti, që për tetë vjet na piu gjakun. Kemi ngelur stop” – tha një nga zonjat e pranishme në takim.

“Kam shumë respekt për të gjitha edhe zonjat që janë këtu. E kam thënë shumë herë janë zonja me halle të mëdha, janë zonja që kanë mbi veten, mbi supet e tyre gjithë problemet familjare që ashtu sikurse unë bëj pjesë në këtë grupin këtu. Mbase jam vetë e punësuar por jam e vetmja në familje e punësuar. Një familje prej 5,6 anëtarësh edhe hallet ekonomike janë shumë të mëdha.

Kemi vuajtur atë pjesën e burgjeve kur kemi dashur të protestojmë, ne kemi vuajtur shumë domethënë dhe sot me të drejtë tha një zonjë, jam shumë e lumtur sot tha zonja aty, ndiej tha një shpresë aq të madhe një gëzim të madh që nuk e kam ndjerë përgjatë gjithë këto vite. Domethënë kjo është një kënaqësi shumë e madhe. Unë do thosha në qoftë se do votonim krahun tjetër po marr pjesën, do blejmë një biletë për teatër. Kjo është, vetëm teatër është bërë. Dalim atje dhe dëgjojmë teatër e bëjmë humor sepse halle nuk kemi zgjidhur” – tha një nga pjesëmarrëset në takim.

Basha tha se për 8 vite është bërë teatër me fatet e njerëzve, duke rritur taksat, duke rritur çmimet, duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Sipas kreut të opozitës, kjo gjë do marrë fund më 25 prill, duke i dhënë fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapet rruga europiane për Shqipërinë dhe që gratë dhe nënat shqiptare të jenë të sigurta.

“Nuk e kemi thënë kotë: grua e fortë do të thotë Shqipëria e fortë, sepse grua e fortë do të thotë familje e fortë. Dhe gjithë programi ynë këtë ka për qëllim të fuqizoj familjen shqiptare. Si mund të fuqizojmë familjen shqiptare. Si mund të fuqizohet familja shqiptare nëse nuk fuqizojmë gruan shqiptare? Kush i ndien më shumë vuajtjet e ekonomisë, të papunësisë, të kostos së jetesës, të çmimeve të dritave e të ujit, e të ilaçeve?

Kujt i bie barra e madhe e përgatitjes së ushqimit për fëmijët? Kush e ndien se ka për ti dhënë fëmijës për të ngrënë siç tha zonja se i kishte mbetur vetëm misri për ta bluar, për ta bërë bukë misri? E pra, është detyra jonë të bëjmë të paktën atë që bëjnë prindërit për fëmijët. Është detyra e qeverisjes. Pse ekziston qeveria nëse jo për të ndihmuar popullin?! Ndaj dhe ndryshimi i 25 prillit nuk do të jetë si gjithë ndryshimet e tjera.– tha Basha.

Loading...