Kryeministri Edi Rama vjen ndryshe mbrëmjen e kësaj të diele.
Atë e ndalon policia, teksa ndodhet në Vlorë. Si rrallë herë, në timon është vetë kreu i qeverisë. Gjithçka ndodh në formën e një skeçi për emisionin “Binjakët” në “Vizion Plus”.
Edi Ramën “e ndalon policia” në Vlorë
Donald Veshaj është shoferi i kryeministrit, por me kërkesë të këtij të fundit, ata ndërrojnë vendet. Në këtë moment, ai ndalohet nga polici Romeo Veshaj.
Në skeç ndërfutet edhe një pjesë e spotit elektoral të PD, ku Lulzim Basha i kërko një të riu të mos braktisë Shqipërinë për Berlinin.
Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshajt:
Edi Ramën “e ndalon policia” në Vlorë
Edi Rama: E di çke, hajde dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës.
Donald Veshaj: Ka ndodh ndonjë gjë e keqe? Pse je mërzitur? Çfarë ka ndodhur?
Edi Rama: Hajde mo mbrapa këtu. Dua të shoh Vlorën vetë aty, në timon.
Donald Veshaj: Do t’i japësh vetë makinës?
Edi Rama: Po, dua t’i jap vetë makinës!
Donald Veshaj: Ok…
Edi Rama: Dua Lipën ku e ke? Dua Dua Lipën aty.
Edi Rama: Të lutem lëre atë video, do më lësh të shijoj Vlorën?
Edi Rama: Po ky ça do tani?
Donald Veshaj: Polici?
Romeo Veshaj: A mund ta ulësh pak maskën?
Donald Veshaj: Po nuk jemi nisur akoma mo…
Romeo Veshaj: 12 si më dëgjon? Kam ndaluar një njeri të madh…
Polici: Ndonjë analist?
Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.
Polici: Ndonjë biznesmen?
Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.
Polici: Ndonjë deputet?
Romeo Veshaj: Opo ngrije akoma.
Polici: Ministër?
Romeo Veshaj: Më të madh të them.
Polici: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.
Romeo Veshaj: Po ça thua o vëlla, ky Ramën e ka shofer.
Edi Rama: Po ça thua mo, do na lësh të ikim tani se kemi dalë të shohim Vlorën vetëm.
Romeo Veshaj: Prit pak, mos ik, e di që gjendja…
Edi Rama: Po ça është ky ore…Ore do iki të shoh Vlorën.
Romeo Veshaj: Aaa, për të parë Vlorën.
Edi Rama: Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?