U plagos me thikë pas sherrit për pronën, humb jetën në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

60-vjeçari Ilir Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër pas një sherri për pronën, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve, ndërsa ndërroi jetë në spital.
Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...