Pjesë e spotit elektoral të PS, Pëllumb Pipero tregon sa është paguar

Doktori Pëllumb Pipero ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e tij në spotin elektoral të PS. Ai ka treguar se për këtë punë nuk ka marrë para, pasi qëllimi i tij ka qenë për të sensibilizuar vendin tonë.
“Besoj që këtë pyetje duhet t’ua bëni mediave, që Pëllumbin nga një mjek e kanë kthyer në imazh. Ju thatë që në pjesën e parë kam qenë shumë i dashur, në pjesën e dytë ndoshta jo edhe aq.

Ky imazh nëse i shërben sensibilizimit të popullatës, pavarësisht ndërhyejes së politikës, unë atëherë kam votuar për vaksinimin. Ndërkohë, nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë.

Unë besoj që imazhi, që më keni krijuar ju, për të dhënë këtë mesazh sensibilizues që qytetarët të vaksinohen, kushdo të ma propozonte, do ta pranoja”, tha Pipero

Loading...