Rama: Basha do ju japë mbrapsht të dy ato gishtat në bebet e syrit

Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me qytetarë të Njësisë Nr.1 në Tiranë ka sjellë në vëmendje premtimet e Lulzim Bashës kur kandidonte për kryetar të Bashkisë. Kreu i qeverisë tha se rivali i tij premtoi tramvajin e Tiranës dhe ulje të çmimit të bukës, por sa u fut në Bashki mbylli sytë për gjumë dhe i harroi premtimet.

“Basha premtonte nënë e babë. Më kujtohen dy premtime spektakolare: Do të ndërtoj tramvajin dhe do të ul çmimin e bukës.
Të njëjtën gjë bën dhe sot…nëpër dyqanet e bukës duke thënë unë do ta ul çmimin e bukës, e do t’u shoh prapë në sy. Pasi u fut në Bashkinë e Tiranës, sytë e tij nuk pamë më asgjë sepse iu mbyllën për gjumë…Plehrat nuk pastroheshin, gropat hapeshin kudo ..”

Rama theksoi se në këtë fushatë elektorale kryedemokrati po premton para, por sipas tij shqiptarët nuk duhet të presin lekë por punë, “sepse me punën vinë edhe paratë.”

“Dëgjojeni çfarë thotë sot, premton lekë kudo, me makina me bori, me flamuj e me dy gishta. Unë them punë, punë, e punë. Kush ju premton lekë, nuk ju jep jo lekë, por ju jep mbrapsht të dy ato gishtat në dy bebet e syrit. Kush premton punë, duke punuar pa pushim, atëherë kur ke një punë vijnë edhe lekët. Kur shkon pas premtimit të lekëve, jo puna që s’të vjen, por humbet edhe lekët…”

Loading...