Aksident me tre të plagosur, një prej drejtuesve në gjendje të rëndë

Dy automjete janë përplasur pasditen e së martës në Përrenjas e për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur më një fuoristradë e cila ka përfunduar jashtë rrugë.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i plagosuri rëndë është një prej drejtuesve. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Loading...