Ish-të burgosurit politikë gjatë komunizmit në Qafën e Barit janë rikthyer pas 36 vitesh në të njëjtin vend, kësaj radhe për të hyrë në grevë.
Rreth 5-10 persona të cilët më parë kanë vuajtur dënimin në ish-burgun famëkeq.
Mes tyre në grevë janë edhe Dush Martini dhe Kosta Gjordeni, të cilët edhe pse i mbijetuar torturave në këtë burg gjatë komunzimit, janë kthyer tashmë për një arsye tjetër.
Ata kanë deklaruar se janë të braktisur nga politika dhe qeveria pasi nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Kjo grevë ishte e paralajmëruar, por sot ka filluar. Më parë tentuan të futen në grevë tek Instituti iIntegrimit të Ish të Përndjekurve, por nuk u lejuan, teksa tashmë janë tek ish-burgu i Qafë Barit.
KËRKESAT E GREVISTËVE
Heqja e akuzës së artikuluar nga diktatura, ende në fuqi, që i konsideron fajtorë për revoltën brenda burgut në maj të vitit 1984 (Nuk kanë marrë ende dëmshpërblim)
Qeveria t’i lidhë pension 500 mijë lekë të vjetra në muaj
Zhbllokimi i dosjeve në Ministrinë e Drejtësisë nga periudha e komunizmit
Kthimi i pronave të marra nga koha e diktaturës