Autobuzi përplaset me kamionin me çimento, ndërrojnë jetë 20 persona në Egjipt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku mësohet se kanë mbetur të vdekur 20 persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së një autobuzi me një kamion. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një autostradë në shkretëtirë në Egjiptin e Epërm.
Autoritetet zyrtare kanë njoftuar se autobuzi nga Kajro është përplasur me kamionin të ngarkuar me çimento, që po ndalonte për shkak të një mosfunksionimi. Fatkeqësisht, autobuzi pasi u përplas, u dogj për pak minuta, duke bërë të pamundur nxjerrjen e trupave.

Loading...