Këngëtarja Rozana Radi pas kohësh mungesë, ka komunikuar me ndjekësit e saj në Instagram. Përmes opsionit “Ask” në Instastory, këngëtarja ka treguar për pengjet e saj.
Ndjekësi e pyet: Vërtetë çfarë të mungon në shpirt kur mbyll sytë, cffarë të dhemb vërtetë ty, apo të mungon?
Rozana publikon foton e familjes së saj, motrës dhe fëmijëve të saj dhe shkruan: Kjo është familja ime! Sa të kem Zoti para dhe familjen, sdo më mungojë asgjë tjetër në jetë.
Dikush tjetër e pyet: Çfarë ii mungon Rozit sot?
Ajo përgjigjet: Do ta thoja por fatkeqësisht nuk do mund ta ndryshoja realitetin. Kam edhe unë pengjet e mia! Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzish të dashur.
“Çfarë të mungon në shpirt kur mbyll
Kujtojmë se shumë herët prindërit e Rozana Radit kanë humbur jetë dhe ajo shpesh herë ka treguar se për këtë gjë, ajo ka shumë pengje.