‘Si boba me makina të fundit dhe fajin e ka shteti’, Big Basta: Të largohet kushdo që ka tall tr****

Çifti i njohur, Big Basta dhe Vesa Luma prej disa vitesh kanë emigruar në Zelandën e Re, për të krijuar një të ardhme më të mirë për vetë dhe djalin e tyre, Liam.

Megjithatë, ata janë shprehur gjithmonë se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për ta dhe “i qan zemra” që jetojnë larg atdheut.

Dhe në një video të publikuar së fundmi në Instagram nga bashkëshortja e tij, reperi reagoi ashpër për situatën ku ndodhet vendi ynë, ndërsa shpërtheu në ofendime.

Ai u shpreh se në Shqipëri “të gjithë dalin si boba me makina të fundit dhe më pas ia vendosin fajin shtetit”, teksa u kërkoi që të marrin vetë situatën në dorë.

“Çfarë ke?”- dëgjohet duke i thënë në video Vesa Luma.
“Shihi mi jeta, shihi këto detajet e vogla, më vjen të qaj. Se thonë pastaj ju andej jashtë jeni rehat, keni shpëtuar.

Nuk jam rehat, po më han shpirtin përbrenda. Sa shumë i komplikojnë gjërat andej, të gjithë si boba me makina të fundit dhe kur vjen puna, jo po shteti nuk bën këtë, nuk bën atë. Turp të kesh, merre vetë situatën në dorë. Iu q…a racën”– i përgjigjet këngëtari.

Më pas në një koment shkruan se nuk po mbron qeverinë dhe se duhet të largohet çdo qeveritar që “ka tall trapin me Shqipërinë për 30 vjet”.

“Se mos e merrni sikur po mbroj qeverinë se s’jam i atij mali un… Rama Ik 4 Life dhe kushdo që ka tall trapin me Shqipërinë për 30 vjet…”- shkroi ai.

Loading...