Kryeministri Edi Rama duke kërkuar votën për PS duke thënë se ajo ka planin më të madh të investimeve në vend që ta kthejë Shqipërinë në një vend të vizituar që do të sjellë nxitjen e ekonomisë dhe përmirësojë jetën e shqiptarëve. Në lidhje me PD, Rama tha se ajo alternativ është e provuar që të nxjerr sytë dhe i vë flakën Shqipërisë dhe se me receta çudibërëse premton se do jua bëjë jetën fushë me lule.
“Jemi gati për të bërë një kapërcim të madh që kemi para kur deri dje ato ishin të pamundura. Jemi gati për të bërë një paktë të re investimesh dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend shumë më të vizituar që ta bëjë jetën edhe më të përshtatshme për ata që jetojnë këtu. Jemi gati për rritjen ekonomike si një rritje që fuqizon jo vetëm Shqipërinë por çdo familje që fiton përmes punës. Jemi gati ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ata të cilët sot vijnë t’ju kërkojnë votën janë po ato që e kërkonin atëherë. Më jep një të jap dy dhe në fund morën dy gishtat që i qëruan të gjithë dhe një Shqipëri e tërë u përvëlua dhe iu desh një dekadë për të marrë veten. Nuk kemi kohë për të humbur dhe në 2021 të biem pre e këtyre recetave çudibërëse që do na e bënka jetën fushë me lule”, tha Rama.
Rama: PD u provua që të nxjerr sytë me dy gishta dhe i vë flakën Shqipërisë
Loading...