‘Dje turp publik me kioska, sot plazh me 5 yje’, Edi Rama publikon pamjet nga Lungomare 2

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sot me një video nga Lungomare 2, që sipas tij është bërë një plazh public me 5 yje. Ai kërkon votën për mandatin e tretë, ndërsa thekson se puna për Vlorën nuk ka mbaruar me kaq.
“MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Edi Rama.

Loading...