‘Do rrisim pagat e mjekëve’, Grida Duma: Na shqetëson largimi i ekspertëve nga Shqipëria, më 25 prill fitojmë

Kandidatja e PD në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, ka dhënë sot një mesazh për mjekët, që sipas saj, do ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve.

Mes të tjerash, Duma është shprehur se “Mjekësia është forca parandaluese e shëndetit, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë”.
Mesazhi i Dumës:

Me mjekë të nderuar që çdo ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve. Mjekësia është forca parandaluese e shëndetit, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë.

Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhenë më të mirë. E nuk mundën, u detyruar të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë. Ajo që ndodh sot e që pandemia nxorri zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor.

Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel I sistëmit shëndetësor.

Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke I dhenë dinjitetin e nevoshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukurë për të mundësuar cdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as mateniteti, as sallë kirurgjie, asgjë… Mjeksia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv.

Shqipëria do të ndryshojë!
25 Prill Shqipëria Fiton!

Loading...