Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku ka hyrë në emision duke hedhur vale së bashku me 2 moderatorët.
Ajoi është përgjigjur disa pyetjeve thumbuese të moderatorëve, ku ndër të tjera ka treguar se Ilir Metës i pëlqejnë shumë thashethemet, ndërsa është shprehur se gjatë fushatës nuk fle me presidentin.
Pyetje: Është Mona e Ilirit apo Iliri iMonës?
Kryemadhi: Në këtë moshë që jemi ne, s’jemi as e njërit dhe as e tjetrit.
Pyetje: Fle me presidentin? Se ai fle me Kushtetutën.
Kryemadhi: Nuk fle me presidentin. Ai është me Kushtetutën
Pyetje: Jeni martuar me dashuri apo mblesëri?
Kryemadhi: Jemi puthur në fshehtësi por nuk jemi martuar me mblesëri
Pyetje: Po që është bërë sebep PS-ja?
Kryemadhi: Normal se kemi qenë anëtarë të Ps, por sërish në 25 prill socialistët do votojnë LSI-në?
Pyetje: Do martoheshe prapë me Ilir Metën?
Kryemadhi: Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale.
Pyetje: LSI ka nxjerrë më shumë tradhtarë se çdo parti tjetër?
Kryemadhi: Kanë ikur këta që kanë ardhur dhe kanë kapur ndonjë gjë
Pyetje: Cfarë pëlqen te Rama, Basha dhe Berisha dhe çfarë nuk pëlqen te Meta.
Për Bashën: Toleranca dhe ndjenja e qytetarisë. Politikisht mund të thuhet që është pikë e dobët, por është komod në hartimin e fushatës Basha
Për Ramën: Te Rama, hajde mo po them këtë, e vdes lali Erin në dru
Për Berishën: Stoik, karizmatik dhe është qëndrestar
Për Metën: Vdes për thashetheme