Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi ‘zbulon’ kush e mori floririn në 1997: Pyesni…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”, ku mes humorit dhe sarkazmës foli edhe për çështjen e floririt, pasi u ngacmua nga moderatorët e emisionit.

Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi “zbulon”

Kryemadhi tha se duhet të pyesim Gardën e Republikës sepse sipas saj ata e morën dhe e dërguan gjëkundi në 1997. Lidhur me mandatet, ajo tha se në 25 prill do të marrë 40.

Pyetje: Ju kë doni, drejtësinë e re apo atë të vjetrën?

Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetrën.

Pyetje: Po Basha kë do?

Kryemadhi: Pyete vetë.
Moderatori: Basha për ty ka thënë, kur e dëgjoj unë o zot si më vjen… (vendoset në sfond zëri i Bashës kur thoshtë në 2017 që “LSI është një organizatë kriminale)

Kryemadhi: E ka pas për Lefterin dhe Nasipin.

Pyetje: Iliri e ka zemrën flori, ti je vajzë flori, të ka dhënë ndonjë flori Ilir Meta?

Gazetari: Po lëre ç’e pyet ku ka lidhje Meta me floririn.

Kryemadhi: Duhet të pyesni Gardën e Repulkikës në 1997 se si e morën floririn.

Loading...