Presidenti Ilir Meta ka folur edhe njehere per mardheniet e tij me Sali Berishen te cilin e cileson partnerin me serioz ne politike.
“Me Doktor Berishen nuk me ndani dot.
Rames vite me pare i kam thene ne sy, ne prani te Gramoz Rucit dhe Petrit Vasilit se ne te gjithe vitet e mia ne politike partneri me serioz ne politike me rezulton Sali Berisha”, tha Meta ne Opinion.
Sipas presidentit, Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese.
Meta: Sali Berisha, partneri im më serioz në politikë, Ia kam
“Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më.
Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale
Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”, theksoi Meta ne Opinion.
Meta:
Unë kam vënë vetëm një bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfoje vullneti i popullit shqiptar.
Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen. Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet reagimi.
Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal.
Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet.
Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut.
Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’.
Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusise’.
Raporti im me popullin e Shqiperise eshte i shkelqyer dhe raporti im me Kushtetuten eshte i shkelqyer.