‘“Nuk ofrova ta blej Bashën, s’është Mesi’ , Rama flet për ofertën që i bëri kreut të PD

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prilit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Rama theksoi se ai nuk kërkoi të blejë Bashën sepse nuk jemi në një fushë loje, por shtoi se është i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re.

Rama: Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj.
Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi i çështjeve.

Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë.

Loading...